Politike

DENONCIMI i Bardh Spahisë: Pranë QV ka prezencë edhe të personave me të shkuar kriminale

Ndaj dhe në reagimin e tij, krahas denoncimit, Spahia i bëri thirrje qyetarëve të votojnë masivisht.

14 Maj 2023, 17:21 Nga k.m.
DENONCIMI i Bardh Spahisë: Pranë QV ka prezencë edhe të
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, që garon të rizgjidhet, Bardh Spahia i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të votojnë. Në një deklaratë për shtyp, Spahia denoncoi gjithashtu se ka piksur se në qendrat e votimit në Shkodër ka persona me rekorde kriminale. Ndaj dhe në reagimin e tij, krahas denoncimit, Spahia i bëri thirrje qyetarëve të votojnë masivisht.

"Larg krimit dhe korrupsionit ku mundohen që ta zhysin çdo ditë. Procesi? Kemi pasur njoftime dhe sinjalizime për shumë problematika, sidomos gjatë hapjes së procesit zgjedhor. Prezencë edhe të personave me të shkuar kriminale, strukturat e krimit të organizuar kanë shantazhuar qytetarët,"-tha Bardh Spahia.

bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll