Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Proces zgjedhor i qetë në qarkun e Gjirokastrës

Aktualisht, në Tepelenë dhe Memaliaj situata raportohet të jetë e qetë dhe pa asnjë incident të shënuar

14 Maj 2023, 13:52 Nga m.s
Zgjedhjet lokale/ Proces zgjedhor i qetë në qarkun e Gjirokastrës
foto ilustruese

GJIROKASTER- Procesi zgjedhor vijon të jetë i qetë në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa pjesëmarrja paraqitet normale. Në Libohovë, pjesëmarrja në qendrën e votimit 4305/1 është 20%. Aktualisht, në Tepelenë dhe Memaliaj situata raportohet të jetë e qetë dhe pa asnjë incident të shënuar.

Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll