Aktualitet

Votim familjar në Bradashesh, anëtarët e komisionit e pranojnë: Janë ndihmuar të moshuarit

Në qendrën e votimit në Bradashesh janë regjistruar deri pak pas mesdite të paktën 24 raste të votimit familjar.

14 Maj 2023, 13:36 Nga m.s
Votim familjar në Bradashesh, anëtarët e komisionit e
votim familjar

ELBASAN- Edhe në zgjedhjet e 14 Majit është evidentuar blerja e votës e votimi familjar. Në qendrën e votimit në Bradashesh janë regjistruar deri pak pas mesdite të paktën 24 raste të votimit familjar.

Këtë të dhënë e ka përcjellë gazetari i "Euronews Albania", duke vënë në pah shkeljet që kanë ndodhur gjatë procesit të votimit.

Anëtarët e komisionit të qendrës së votimit e pranojnë haptazi dhe thonë se kanë asistuar për të ndihmuar të moshuarit që kanë hasur vështirësi në votimin elektronik, dhe kanë kërkuar asistencë të të afërme.

Sot qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive, si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 bradashesh

Sondazh

Poll