Politike

Celibashi: Nuk kemi informacion për 531 qendra votimi, në 205 QV s'marrim dot info nga pajisjet

Ndërkohë që ka theksuar se në 531 qendra votimi ose nuk fuknsionon sistemi PEI ose funksionon pjesërisht.  

14 Maj 2023, 10:15 Nga I.A
Celibashi: Nuk kemi informacion për 531 qendra votimi, në 205 QV
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se probleme të shumta janë hasur në disa qendra votimi në vend. Në një deklaratë për mediat, Celibashi ka deklaruar se në 205 qendra votimi nuk marrin dot informacione nga pajisjet. Ndërkohë që ka theksuar se në 531 qendra votimi ose nuk fuknsionon sistemi PEI ose funksionon pjesërisht.  

“Janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale, procesi i identifikimit po bëhet përmes pajisjes elektronike janë 206 QV që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë që këto 205 QV pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyre. Janë 531 qendra votimi për të cilat ne nuk kemi informacion, që do të thotë ose të gjithë këto qendra votimi PEI nuk funksionon ose funksionon pjesërisht por ne këto të dhëna nuk i kemi. Jemi duke komunikuar me operatorët e qendrës së votimit. Procesi po zhvillohet nëpërmjet PEI- ose manualisht. Janë 531 qendra votimi ku identifikimi nuk po bëhet përmes pajisjes së identifikimit. Jemi përpjekur të korrigjojmë në kohë dhe me resurset njerëzore që kemi pasur për të ndryshuar situatën. Edhe kodi zgjedhor dhe aktet rregullatorë kanë parashikuar situatat të tilla veçanërisht kur implementohet një pajisje elektronike dhe është parashikuar që do të duhet të pritet njëfarë kohe me mundësinë që kjo situatë të rregullohet. Kemi njoftuar që identifikimi elektronik të bëhet në mënyrë manuale se nuk kishim mundësinë të prisnim më shumë”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 09:54 k.m.

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur n...