Politike

FOTOLAJM- Berisha voton "familjarisht", MESAZHI për votuesit: Përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh

Në fjalën e tij, Berisha u kërkoi qytetarëve që të dilnin dhe të votonin, e të mos bënin gabime që do mund t'u kushtonin për 4 vitet e ardhshme, në vend të kësaj, të mendonin për familjet e tyre. 

14 Maj 2023, 10:07 Nga k.m.
FOTOLAJM- Berisha voton "familjarisht", MESAZHI për votuesit:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, por nuk është shfaqur i vetëm në qendrën e votimit. Berisha, shoqërohet nga bashkëshortja, Liria dhe nga vajza dhe djali bashkë me partnerët e tyre. Të gjithë kanë ushtruar të drejtën e votimit në QV, ndërsa Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat duke dhënë një mesazh për qytetarët. Në fjalën e tij, Berisha u kërkoi qytetarëve që të dilnin dhe të votonin, e të mos bënin gabime që do mund t'u kushtonin për 4 vitet e ardhshme, në vend të kësaj, të mendonin për familjet e tyre. 

"Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë. Të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendorë. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i votës së lirë që të rrijnë në Shqipëri, të mos harrojnë se kjo është një nxitje që të marrin pjesë në votim. Ai që ka frikë votën, ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë ndjekësit shqiptarë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Le t'u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojë në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nëser Shqipëria, arkivon monizimin. Problemet me pajisjen? Ka disa problematika, pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim, do dëgjoni në darkë të thonë se ndërhynë hakerat iraninanë, por janë hakerat qeveritare. Ka disa qendra dhe rrethe, në Durrës, peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa të tjerë, kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrat e votimit, por janë përzënë siç e meritojnë. Nëse i bie numrit të Policisë, sot nuk përgjigjet më, e ka marrë pushim sot Policia,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 09:54 k.m.

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur n...