Politike

Probleme me pajisjet e leximit elektronik, kreu i KZAZ në Dibër: 60% e pajisjeve nuk punojnë

Pritet vendimi nga KQZ për të filluar procecin manualisht.

14 Maj 2023, 09:55 Nga I.A

 

Probleme me pajisjet e leximit elektronik, kreu i KZAZ në Dibër: 60% e
Mirjan Kaloshi

DIBËR- Problematika janë hasur me pajisjet e leximit elektronik të kartave në Dibër. Kryetari i KZAZ 19 Dibër Mirjan Kaloshi ka deklaruar se mbi 60% e pajisjeve në 99 Qendrat e Votimit nuk punojnë.

Pritet vendimi nga KQZ për të filluar procecin manualisht.

"Nga ana e komisionerëve janë paraqitur ata që janë emëruar nga KZAZ, por problemi në të gjitha qendrat e votimit ka rezultuar në pajisjet Pay sepse në shumicën e pajisjeve Pay nuk pasqyrohen të dhënat e listës së zgjedhësve. Sipas ligjit, janë të detyruar 3 orë të presin. Ka radhë të qytetarëve që presin, ky është problem i KQZ-së, nuk varet nga ne. Shumë nga operatorët ose komisionerët raportojnë për problematikën, por nuk iu përgjigjen operatorët e KQZ-së për problematikën. Mbi 60 për qind e tyre nuk punojnë, kjo varet nga KQZ. Duhet të presin 3 orë, pastaj të votohet manualisht," tha Kaloshi.

mirjan kaloshi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 09:54 k.m.

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur n...