Politike

DURRËS- Kandidati i PS për këshillin nuk largohet nga qendra e votimit

Kandidati i PS për këshillin Bashkiak, nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.

14 Maj 2023, 09:44 Nga A.B
DURRËS- Kandidati i PS për këshillin nuk largohet nga qendra e
Qender votimi

DURRËS- Në Durrës procesi zgjedhor po vijon me problematika. Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, në brendësi të tyre është vënë re dhe prania e personave që nuk duhet të qëndronin.

Një prej tyre është Hekuran Markola, kandidat i PS për këshillin Bashkiak i cili nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. •Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.144 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit./Dosja.al

hekuran markola zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll