Politike

Vendoret 2023, KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar rreth 3.75% e qytetarëve

Ndryshe deri më tani e kanë hedhur votën e tyre në kuti, 2 mijë e 753 qe 5 mijë e 213 QV-të në total.

14 Maj 2023, 09:39 Nga k.m.
Vendoret 2023, KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar rreth 3.75% e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije përqindjen e votuesëve deri në orën 9.00. Sipas shifrave zyrtare, 3.75% e votuesve kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit për zgjedhjet e 14 majit – deri në orën 9:00.

Ndryshe deri më tani e kanë hedhur votën e tyre në kuti, 2 mijë e 753 qe 5 mijë e 213 QV-të në total. Po ashtu, kanë votuar 73 mijë e 947 nga lista e votuesve. Sipas listës së shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë.

Kështu nga këta 122 mijë e 545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Ata do të votojnë në 5 mijë e 211 qendra votimi në të gjithë vendin. Por janë edhe 1 mijë e 111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit, pasi dënimi që kanë marrë përveç lirisë dhe disa të drejtave të tjera, iu mohon edhe të drejtën e votës.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll