Politike

"Mbaje mend po të them edhe njëherë tjetër"/ Pëllumb Salillari shkon në Kuçovë natën e zgjedhjeve, kërcënohet "filmuesi": Ik!

Një prej tyre, e kërcënoi duke i kërkuar që të mos e filmonte më. 

13 Maj 2023, 22:04 Nga k.m.
"Mbaje mend po të them edhe njëherë tjetër"/
Pëllumb Salillari

KUÇOVË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Lefter Maliqi ka denoncuar me video se në zonën e Kuçovës, sot, një ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit ka shkuar biznesmeni Pëllumb Salillari. Në videon e postuat, të xhiruar nga një qytetar, duket biznesmenit që është në një tavolinë me derisa persona. Një prej tyre, e kërcënoi duke i kërkuar që të mos e filmonte më. 

Qytetari: Mbajë mend këtë gjë. Mbaje mend po të them edhe njëherë tjetër.

Pëllumb Salillari: Ik se s'ke ça më filmon mua ti...

DENONCIMI I PLOTË:

Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në diten e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Çuçi ka angazhuar dhe patericën Salillari me shpresë se keshtu do e ndryshoj rezultatin. I them Çuçit dhe Salillarit le ta zbrazin qesen siç kanë bërë këtë nje muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbeshtetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari. Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës. Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qendisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund t’a ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”. Nesër Kuçova do i tregoj vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime! 

pellumb salillari

Sondazh

Poll