Politike

KQZ lëshon urdhrin ditën e heshtjes zgjedhore: Policia të heqë menjëherë materialet propagandistike pranë QV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve

13 Maj 2023, 21:38 Nga DOSJA

KQZ lëshon urdhrin ditën e heshtjes zgjedhore: Policia të

Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronjat “dh”, “f”, “n”, dhe 2, si dhe të udhëzimit nr. 6, datë
23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e materialeve
propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”,
V E N D O S:
1. Heqjen e menjëhershme të të gjitha materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore
nga të gjitha ekranet LED Wall në distancë më të vogël se 300 metra nga selitë e QV-ve,
KZAZ-ve dhe VNV-ve.
2. Ngarkohen subjektet zgjedhore, Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake për zbatimin e këtij
vendimi.
3. Ky vendim do ju njoftohet subjekteve zgjedhore, Policisë së Shtetit si dhe Policive
Bashkiake nëpërmjet postës elektronike.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Sondazh

Poll