Bota

ME VIDEO/ Autobusi me nxënës kalon trafikndarësen, përplaset me kamionin dhe makinën në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, PAMJET nga aksidenti në Kosovë

Siç shihet në videon më poshtë, autobusi ka humbur kontrollin dhe ka kaluar trafikndarësen duke u përplasur me kamionin dhe makinën.

13 Maj 2023, 20:04 Nga a.l
ME VIDEO/ Autobusi me nxënës kalon trafikndarësen, përplaset
Aksidenti në Kosovë

KOSOVË- Dalin pamjet nga aksidenti i trefishtë në Ksovës, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Siç shihet në videon më poshtë, autobusi ka humbur kontrollin dhe ka kaluar trafikndarësen duke u përplasur me kamionin dhe makinën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagsour. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.  

aksident në kosovë

Sondazh

Poll