Bota

Borrell: BE rrit shpenzimet ushtarake me 30% që nga viti 2014

Ai vuri në dukje se, që nga viti 2014, shpenzimet ushtarake të BE-së janë rritur me 30%, ndërsa kjo tendencë është edhe më e theksuar në rajonin Azi-Paqësor, ku shpenzimet ushtarake janë rritur me 40% kundrejt vitit 2013.

13 Maj 2023, 19:51 Nga a.l
Borrell: BE rrit shpenzimet ushtarake me 30% që nga viti 2014
Josep Borrell

SHBA-  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka njoftuar në Forumin Ministror BE-Indo Paqësor se shpenzimet ushtarake të Bashkimit Evropian janë rritur me 30% që nga viti 2014.  Ai vuri në dukje se, që nga viti 2014, shpenzimet ushtarake të BE-së janë rritur me 30%, ndërsa kjo tendencë është edhe më e theksuar në rajonin Azi-Paqësor, ku shpenzimet ushtarake janë rritur me 40% kundrejt vitit 2013, shkruan Tass

"Për fat të keq, mjedisi i sigurisë globale vazhdon të përkeqësohet. Ka më pak besim midis lojtarëve kryesorë dhe ka një dobësim të respektit për ligjin ndërkombëtar, për rregullat shumëpalëshe," tha ai duke shtuar se forca dhe kërcënimet po luajnë një rol më të madh.

Pas një takimi jozyrtar midis kryediplomatëve evropianë në Stokholm, 14 nga 27 ministra të jashtëm qëndruan në Forumin BE-Indo-Paqësor. Lista e pjesëmarrësve të saj ende nuk është publikuar, por u raportua se Kina nuk ishte në mesin e tyre. 

josep borrell

Sondazh

Poll