Bota

Rusia: Kievi përdor raketa të Britani për të goditur objektivat civile

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se të premten në mbrëmje forcat e armatosura të Ukrainës kishin goditur dy ndërmarrje civile.

13 Maj 2023, 19:48 Nga a.l
Rusia: Kievi përdor raketa të Britani për të goditur
Lufta në Ukrainë

RUSI-  Moska tha të shtunën se Kievi përdori raketa britanike me rreze të gjatë veprimi për të synuar objektet civile në qytetin lindor të Luhansk, duke plagosur gjashtë fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se të premten në mbrëmje forcat e armatosura të Ukrainës kishin goditur dy ndërmarrje civile, shkruan The Moscow Times.

“Raketat “Storm Shadow” të Kievit nga Britania e Madhe janë përdorur për sulmin, pavarësisht deklaratave të Londrës se këto armë nuk do të përdoren kundër objektivave civile. Ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Civilë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë,” thuhet në një deklaratë.

Mësohet se një avion Sukhoi Su-24 që mbante raketat dhe një avion MiG-29 ishte rrëzuar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll