Bota

Aksidenti i trefishtë në Kosovë/ Nxënësit u morën nga Presheva për ekskursionin në Shqipëri, reagon kryetari i komunës: Maturantët janë të gjithë mirë! (VIDEO)

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.

13 Maj 2023, 18:40 Nga a.l
Aksidenti i trefishtë në Kosovë/ Nxënësit u morën
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

KOSOVË- Autobusi që u aksidentua pasditen e sotme në Kosovë, duke u përplasur me një kamion dhe një makinë në fshatin Vragoli po transportonte nxënës nga Presheva për një ekskursion në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.

"Të dashur prindër, Të nderuar qytetar, Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale.Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë", njoftoi ai. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagsour. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.  

aksident në kosovë

Sondazh

Poll