Bota

Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin ushtarak, paralajmëron ministri i Jashtëm i Japonisë: Po cënohet siguria në Evropë dhe rajonin Indo-Paqësor

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi shprehu shqetësimin të shtunën për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi dhe tha se po cënohet siguria në Evropë dhe rajonin Indo-Paqësor. 

13 Maj 2023, 19:08 Nga a.l
Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin ushtarak, paralajmëron ministri i
Foto ilustruese

JAPONI- Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi shprehu shqetësimin të shtunën për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi dhe tha se po cënohet siguria në Evropë dhe rajonin Indo-Paqësor. 

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Evropës dhe Indo-Paqësorit në Suedi, Hayashi tha se lufta e Rusisë në Ukrainë kishte tronditur themelet e rendit ndërkombëtar dhe duhet të përballet me një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar.

"Përndryshe, sfida të ngjashme do të lindin në rajone të tjera dhe rendi ekzistues që ka mbështetur paqen dhe prosperitetin tonë mund të përmbyset rrënjësisht," tha Hayashi.

Japonia mbështet me vendosmëri Ukrainën në luftë, por Kina thotë se mbetet neutrale ndërsa deklaron një marrëdhënie pa kufij me Moskën dhe fajëson SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e konfliktit. Kryeministri japonez Fumio Kishida vizitoi kryeqytetin ukrainas, Kiev, në mars në të njëjtën kohë kur presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë, shrkuajnë mediat e huaja. 

Hayashi akuzoi Pekinin se vazhdon dhe intensifikon përpjekjet e tij të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në detet e Kinës Lindore dhe Jugore me forcë dhe për rritjen e aktiviteteve të tij ushtarake rreth Tajvanit. 

yoshimasa hayashi

Sondazh

Poll