Bota

FOTO/ Aksidenti i trefishtë në Kosovë, AUTOBUSI copë-copë, nxënësit largohen nga mjeti, mbërrijnë ambulanca dhe policia

Nga ana tjëtër shihet kamioni dhe makina që u përfshinë në aksident me autobusin e maturantëve, duke bllokuar rrugën për qarkullimin e automjeteve të tjera. 

13 Maj 2023, 18:18 Nga a.l
FOTO/ Aksidenti i trefishtë në Kosovë, AUTOBUSI
Autobusi

KOSOVË- Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, aty ku pasditen e sotme u shënua një aksident i rëndë me 30 të plagosur. Siç shihet edhe nga pamjet, nxënësit të cilët ishin në autobusin që u aksidentua kanë dalë jashtë. Nga ana tjëtër shihet kamioni dhe makina që u përfshinë në aksident me autobusin e maturantëve, duke bllokuar rrugën për qarkullimin e automjeteve të tjera. 

FOTO/ Aksidenti i trefishtë në Kosovë, AUTOBUSI

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagsour. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.  

aksident në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 16:48 k.m.

Forbes shitet për 800 milionë dollarë

Forbes SHBA- Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media, CEO i Luminar Technologies, Au...