Bota

Aksidenti me 30 të plagosur në Kosovë/ Nxënësit ishin nisur për ekskursion në Shqipëri, AUTOBUSI u përplas me kamionin dhe 1 makinë

Mediat kosovare raportojnë se autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë 'Graniti Trans' nga Presheva, i cili po transportonte maturantë të shkollave nga kjo komunë, të cilët ishin nisur në një eksursion në Shqipëri. 

13 Maj 2023, 18:08 Nga a.l
Aksidenti me 30 të plagosur në Kosovë/ Nxënësit ishin
Aksident në Kosovë

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me 30 të plagosur në Kosovë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë pranë fshatit Vragoli. Mediat kosovare raportojnë se autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë 'Graniti Trans' nga Presheva, i cili po transportonte maturantë të shkollave nga kjo komunë, të cilët ishin nisur në një eksursion në Shqipëri. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagsour. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar. 

aksident në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 16:48 k.m.

Forbes shitet për 800 milionë dollarë

Forbes SHBA- Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media, CEO i Luminar Technologies, Au...