Bota

Zelenskyy prezanton një paketë të re sanksionesh kundër kompanive ruse, përfshirë linjat ajrore

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se paketa e sanksioneve përfshin kompani të lidhura me figurën e opozitës ukrainase Viktor Medvedchuk, si dhe individë të tjerë të sanksionuar, themelues, menaxherë dhe përfitues të kompanive pro-ruse me asete të konsiderueshme në Ukrainë.

13 Maj 2023, 18:05 Nga a.l
Zelenskyy prezanton një paketë të re sanksionesh kundër
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vendosur sanksione të reja kundër ndërmarrjeve ruse. 

"Sot sjell një raund tjetër sanksionesh. Me dekretin tim vendosa masa kufizuese për pronat e kompanive ruse në Ukrainë, si dhe pronën e subjekteve ekonomike ukrainase të lidhura me to", shkroi ai.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se paketa e sanksioneve përfshin kompani të lidhura me figurën e opozitës ukrainase Viktor Medvedchuk, si dhe individë të tjerë të sanksionuar, themelues, menaxherë dhe përfitues të kompanive pro-ruse me asete të konsiderueshme në Ukrainë, shkruan TASS. 

Sipas dekretit të Zelenskyy-it, i cili u publikua në faqen zyrtare, sanksionet u vendosën për një mandat dhjetëvjeçar ndaj 212 personave juridikë dhe 37 individëve, shtetas të Federatës Ruse, Ukrainës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Qipros dhe Letonisë. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 16:48 k.m.

Forbes shitet për 800 milionë dollarë

Forbes SHBA- Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media, CEO i Luminar Technologies, Au...