Art&Argëtim

'Në gjendje të rëndë'/ Vajza e Jamie Foxx reagon pas raportimeve KONTRADIKTORE për shëndetin e aktorit: Ka dalë nga spitali para disa javësh

Pas spekulimeve të fundit se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, një reagim ka ardhur nga vajza e tij Corinne e cila ka thyer heshtjen duke treguar sesi qëndron e vërteta.

12 Maj 2023, 20:59 Nga a.l
'Në gjendje të rëndë'/ Vajza e Jamie Foxx reagon
Jamie Foxx

SHBA- Aktori Jamie Foxx është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave rozë, për shkak të raportimeve kontradiktore për gjendjen e tij shëndetësore dhe shtrimin në spital, por sëmundja e tij ende ngelet mister. Pas spekulimeve të fundit se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, një reagim ka ardhur nga vajza e tij Corinne e cila ka thyer heshtjen duke treguar sesi qëndron e vërteta. Ajo ka treguar se babai i saj ka disa javë që ka dalë nga spitali, ndërsa shprehu keqardhjen për mënyrën sesi mediat kanë interpertuar gjendjen shëndetësore të aktorit në publik duke shqetësuar fansat e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

“Përditësim nga familja: Është e trishtuar të shoh se si po egërsojnë mediat. Babai im ka qenë jashtë spitalit për javë të tëra, duke u rikuperuar”, shkroi Corinne, 29 vjeç, për yllin e “Ray”, 55, në Instagram Story të premten. “

Ajo falënderoi të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre.  Corinne ndau deklaratën pas raportimeve se familja e Foxx ishte përgatitur për më të keqen për gjendjen e tij shëndetësore. 

Muajin e kaluar u publikua lajmi se aktori i “Django Unchained” ishte  shtruar në spital me një sëmundje misterioze. Corinne zbuloi në atë kohë se ai u dërgua me urgjencë në spital për një komplikacion mjekësor.

Për fat, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e tij drejt rikuperimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe,” ndau Corinne në Instagram.

'Në gjendje të rëndë'/ Vajza e Jamie Foxx reagon
Postimi

Në prill, u shfaqën raporte se shëndeti i Foxx po përmirësohej në mënyrë të qëndrueshme. Dhe një burim tjetër konfirmoi se Foxx ishte zgjuar dhe vigjilent. Këtë muaj, Foxx theu heshtjen e tij mes frikës shëndetësore, përmes një postimi në Instagram më 11 prill për të falënderuar fansat e tij për mesazhet e tyre mbështetëse. 

jamie foxx

Sondazh

Poll