Aktualitet

Pogradec/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, kryetari i KZAZ: Ka mungesë me përfaqësues të komisionerëve nga ana e “Bashkë Fitojmë”

Puna ka nisur me qendrat e votimit në fshatra, dhe pasdite do të punohet me qytetin

13 Maj 2023, 13:36 Nga m.s
Pogradec/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, kryetari i KZAZ: Ka
foto ilustruese

POGRADEC- Mëngjesin e sotëm ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 106 Qendrat e Votimit në Pogradec. Puna ka nisur me qendrat e votimit në fshatra, dhe pasdite do të punohet me qytetin. Pritet që procesi të ketë përfunduar në orën 19:00. Sipas kryetarit të KZAZ, procesi po ecën pa probleme.

Kryetari i KZAZ Pogradec, Kleonard Krasta ka thënë se ka mungesë me përfaqësues të komisionerëve nga ana e “Bashkë Fitojmë” në disa qendra votimi në qytet, por kjo nuk e pengon nesër nisjen e procesit të votimit në QV. /Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll