13 Maj 2023, 11:22
Nga I.A
Prokuroria e Durresit
DURRËS- 3 persona janë dërguar për gjykim ditën e sotme nga Prokuroria e Durrësit. Mësohet se personat e dërguar për gjykim janë vëllezërit Saimir dhe Gëzim Sallaku si dhe Rabi Kurti. Të tre këta akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri në pronësi të këtyre 3 personave, përfshirë një biznes për tregtimin e makinave, toka në Hamallë, apartamente dhe godina banimi.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në përfundim të hetimit paraprak, dërgoi për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurve:
1. Personi Juridik: “G.S.” Sh.p.k, e administruar nga G.S;
2. Shtetasi G.S.;
3. Shtetasi S.S.; dhe
4. Shtetasi R.K.
Të gjithë personat e mësipërm, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer sipas germës “d” të paragrafit të “1” dhe në bashkëpunim) parashikuar nga neni 287 pgr. 2 të Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi e provuar vepra penale për të cilën janë akuzuar dhe nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve G.S., S.S., R.K. dhe personi juridik “GS” sh.p.k. Në funksion të këtij hetimi, me vendimin nr. 221, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës janë sekuestruar pasuritë e më poshtme:
1. Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;
2. 13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;
3. Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
4. Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
5. Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;
6. Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;
7. Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
8. Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
9. Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;
10. Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe
11. Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K.
gëzim sallaku saimir sallaku rabi kurti
Aktualitet
13 Maj 2023, 11:19
A.B
Ambasadorja
VLORË- Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kakoveshin, ndër...
Aktualitet
13 Maj 2023, 11:09
I.A
Foto Ilustruese
KLOS- Një makinë në ecje ka marrë flakë ditën e sotme në rrugën e Arbrit. Mësohet se makina q&...
Aktualitet
13 Maj 2023, 11:14
A.B
Policia
VLORË- Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës s&eum...
Aktualitet
13 Maj 2023, 11:10
m.s
parate e sekuestruara
TIRANE- Një 37-vjeçar nga Egjipti është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte një shum&eum...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:52
I.A
Policia
MALLAKASTËR- Një 19-vjeçar është arrestuar në Mallakastër për tregti të farave të kanabisi...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:48
I.A
Samantha Power
KOSOVË- Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power, është pritur sot ...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:35
A.B
Para dhe paund
TIRANË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga sot ngë Policia e Tiranës, pasi ai dysho...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:26
m.s
SHKODËR- Policia Shkodër ka vënë në pranga 36-vjeçarin Jonid Kushi nga Durrësi, i cili u kap me 10 emigrantë të...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:20
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Fredi Beleri, kandidat i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua ...
Aktualitet
13 Maj 2023, 10:02
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Kandidati i koalicionit politik “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është vënë në prang...