Sport

Autogol i pabesueshëm, në një ndeshje në kampionatin paraguajan. Shikojeni videon

Një autogol i rrallë dhe spektakolar fitues, u shënua në ndeshjen mes Resistencias dhe Cerro Portenos për ditën e 16-të të ligës paraguajane.

12 Maj 2023, 22:09 Nga DOSJA

Autogol i pabesueshëm, në një ndeshje në kampionatin

PARAGUAJI - Një nga autogolët më spektakolarë që mund të shihet, është shënuar në ligën e Paraguajit në ndeshjen e 16-të të kampionatit, mes Resistencias dhe Cerro Portenos.

Nga një top i gjatë i një lojtari të Cerro Portenos, drejt portës kundërshtare, nisi episodi.

Edhe pse nuk kishte asnjë rrezik, pasi Ruan Vinicius kontrolloi me qetësi topin dhe mbuloi Fernandezin që po afrohej, qendërmbrojtësi brazilian filloi të shkonte drejt portës së ekipit të tij.

Në vend që t'ia linte topin portierit, ose ta largonte në mënyrë të sigurtë, ai vrapoi drejt portës dhe... rrëshqiti, duke e goditur topin me këmbën e djathtë dhe mbi portierin e pafuqishëm, për të shënuar golin e fitores për mysafirët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll