Sport

Fundi i flirtimit me Nagelsmann, Tottenham duke shqyrtuar alternativa të tjera...

Sipas mediave angleze, Julian Nagelsmann, i cili u shfaq si i zgjedhuri i Tottenhamit për postin e trajnerit, është lënë jashtë listës së Spurs, të cilët po shqyrtojnë pjesën tjetër të opsioneve të tyre.

12 Maj 2023, 21:04 Nga DOSJA

Fundi i flirtimit me Nagelsmann, Tottenham duke shqyrtuar alternativa të

ANGLI - Kërkimi i Tottenham për një trajner vazhdon mirë! Spurs janë ende në kërkim të pasuesit të Antonio Contes dhe emri i Julian Nagelsmann, i cili së fundmi u largua nga Bayern Munich, është përfolur shumë dhe gjermani shfaqej si favorit për të marrë drejtimin e skuadrës londineze.

Mirëpo, siç raportojnë ‘Telegraph’ dhe ‘Athletic’, si dhe media të tjera gjermane, flirtit intensiv mes dy palëve ka marrë fund. Gjermani nuk konsiderohet më si një nga trajnerët ende në listën e ngushtë të londinezëve dhe nuk do të thirret më për intervistë.

Fundi i flirtimit me Nagelsmann, Tottenham duke shqyrtuar alternativa të

Pra, Tottenham po shikon sërish alternativat e tyre, me Luis Enrique, Arne Slott, Xabi Alonso dhe Ruben Amorim, që mund të zenë postin e trajnerit te Spurs.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll