Sport

Eto’o: "Në finalen e Championsit, në 2010 vetëm unë e Mourinho besonim"

Ai theksoi se në finalen e Championsit mund të ndodhë gjithçka dhe shembull mori atë të 2010-ës, ku Inter kishte përballë Bayern Munich, që “zikaltërit” e fituan me rezultatin 0-2.

12 Maj 2023, 21:51 Nga DOSJA
Eto’o: "Në finalen e Championsit, në 2010 vetëm

ITALI - Ish-sulmuesi i Inter, Samuel Eto’o në fjalimin e tij në “Javën e Futbollit” në Milano, foli edhe për faktin se Interi dhe Milani, pavarësisht se kush do të shkojë në finalen e Champions League prej tyre, do të jenë kundërshtar i dobët për Real Madrid ose Manchester City-n.

Megjithatë ai theksoi se në finalen e Championsit mund të ndodhë gjithçka dhe shembull mori atë të 2010-ës, ku Inter kishte përballë  Bayern Munich, që “zikaltërit” e fituan me rezultatin 0-2.

“Shpresoj që Interi të jetë në finale. Mos harroni një finale nuk luhet për të mos u fituar. Po ju rikujtoj finalen kundër Bayern Munich, të vetmit që besuan në fitoren ishim unë dhe Mourinho dhe mendoj se të luash kundër Realit ose Cityt mund të jetë një motivim i mëtejshëm. Çdo gjë mund të ndodhë në finale.”-tha Eto’o.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll