Sport

Thiago Silva “kopjon” mikun e tij Marcelo, po mendon për një rikthim te Fluminense…

Mbrojtësi brazilian po mendon të largohet nga Premier League për te Fluminense, ndërkohë që, siç raporton “Telegraph”, Chelsea nuk do ta pengonte dëshirën e brazilianit.

12 Maj 2023, 21:21 Nga DOSJA

Thiago Silva “kopjon” mikun e tij Marcelo, po mendon për

BRAZIL - Sipas “Globo”, qendërmbrojtësi Thiago Silva mund të ndjekë një rrugë të ngjashme me mikun e tij dhe ish-madrilenit Marcelo. Ai po mendon të kthehet në atdheun e tij për të përfunduar karrierën te Fluminense.

Ai mund të ketë ende një vit në kontratën e tij me Chelsean, por 38-vjeçari Thiago Silva po mendon, sipas “Globo”, të kthehet në vendin e tij dhe të varë këpucët duke luajtur për Fluminensen e tij të dashur.

Sipas të njëjtit publikim, një faktor i rëndësishëm në arsyetimin e mbrojtësit brazilian është se miku i tij i mirë Marcelo, i cili pas largimit nga Olimpiakos vendosi të rikthehet në klubin që e promovoi dhe tani luan në skuadrën e Rio de Zhaneiros.

Prania e ish-kapitenit të Real Madridit thuhet se ka ndikuar te Silva , i cili po mendon të largohet nga Premier League për te Fluminense, ndërsa siç raporton “Telegraph”,  Chelsea nuk do ta pengonte dëshirën e brazilianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll