Sport

Finalja e Kupës së Greqisë: AEK - PAOK mund të luhet në... Angli, pritet zyrtarizimi

Bie alternativa për t’u luajtur në “Elbasan Arena”. Klasikja greke me skena të zakonshme të nxehtë, nuk është shqetësuese për pronarin e Crystal Palace

12 Maj 2023, 19:12 Nga DOSJA

Finalja e Kupës së Greqisë: AEK - PAOK mund të luhet

ANGLI - Eshtë caktuar data edhe kundërshtarët: AEK-u dhe PAOK-u do të luajnë finalen e Kupës së Greqisë më 24 maj, por ka ende një çështje për t'u zgjidhur... sfida mes dy rivalëve premton të jetë e egër. Zgjidhja mund të jetë në Angli, në Selhurst Park, bastioni i Crystal Palace.

Panagiotis Baltakos, presidenti i Federatës Greke të Futbollit, ka shfaqur interes për të luajtur finalen larg Greqisë. Australia, Polonia, Qiproja, por edhe Shqipëria, ishin katër nga vendet në studim, garanton gazeta angleze ‘The Sun’. 

Ndërkohë që Qiproja hodhi poshtë mundësinë për të pritur takimin për shkak të rrezikut të natyrshëm në grupet e tifozëve grekë, të famshëm për përplasjet e tyre të egra. Edhe opsioni për t’u luajtur në “Elbasan Arena” ka rënë poshtë, pa dhënë shpjegime.

Për Anglinë, kjo ide duket se i pëlqen Steve Parish, presidenti i Crystal Palace, i cili nuk u shqetësua për festimet dhe konfuzionin e derbit.

Baltakos dhe federata greke pritet të shpallin zyrtarizojnë datën dhe vendin e finales së Kupës së Greqisë midis AEK-ut dhe PAOK-ut, këtë të premte, 12 ditë larg takimit, me tifozët grekë që mund të kenë nevojë të rezervojnë një udhëtim jashtë vendit helen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll