Art&Argëtim

Greqia dështon në Eurovision, 16-vjeçari nuk siguron finalen e së shtunës (VIDEO)

Hera e fundit që Greqia nuk ka siguruar pjesëmarrjen në natën finale ka qenë në vitin 2018

12 Maj 2023, 10:47 Nga m.s
Greqia dështon në Eurovision, 16-vjeçari nuk siguron finalen e
Victor Vernico

BRITANI- Greqia nuk ka arritur që të kalojë në natën finale të Eurovisionit. Mbrëmjen e djeshme përfundoi gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2023, ndërsa Greqia nuk arriti që të sigurojë finalen e së shtunës. Hera e fundit që Greqia nuk ka siguruar pjesëmarrjen në natën finale ka qenë në vitin 2018, raporton "Protothema".

Parashikimet për Victor Vernico dhe këngën e tij "What They Say", ishin dekurajuese që në fillim. Ndërsa 16-vjeçari dha maksimumin në skenë, ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e fansave të kompeticionit. 

Gjatë performancës së këngëtarit të ri, komentet nuk ishin pozitive. Por nuk mungonin edhe komentet që theksonin se pavarësisht moshës së re dhe ankthit të mundshëm, ai arriti të ngjitej në skenë dhe të provonte ta çonte Greqinë në finale. /Dosja.al

greqi eurovision victor vernico

Sondazh

Poll