Art&Argëtim

"Shqipëria e Madhe"/ Media serbe 'shpërthen' ndaj Albinës dhe familjes Kelmendi: SKANDAL

Media serbe e ka quajtur 'skandal' fjalimin e këgëtares Albina Kelmendi, e cila përmend 'Shqipërinë e Madhe'. Shkrimi mbyllet me listën e dhjetë finalistëve, ku edhe në renditje e para listohet Serbia.

12 Maj 2023, 15:58 Nga f.i
"Shqipëria e Madhe"/ Media serbe 'shpërthen' ndaj
Albina Kelmendi

SERBI- Kualifikimi i Shqipërisë në natën finale të Eurovision 2023, ka tërhequr edhe vëmendjen e medias serbe, Blic.rs e cila i ka kushtuar një artikull Albinës dhe familjes Kelmendi. Media serbe e ka quajtur 'skandal' fjalimin e këgëtares Albina Kelmendi, e cila përmend 'Shqipërinë e Madhe'.

"Pas arritjes në finalen e garës prestigjioze muzikore, përfaqësueset e Shqipërisë, Albina dhe Familja Kelmendi, në konferencën për media iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve dhe zbuluan se si vendi i tyre po e feston suksesin e tyre në Eurovision 2023 dhe me atë rast përmendet “Shqipëria e Madhe ”.- theksohet në artikull.

"Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe,"- citohen në shkrim fjalët e përfaqësueses së Shqipërisë.

Më pas në artikull jepen detaje nga përfaqësuesi i Serbisë, Luke Black i cili do të konkurrojë me këngën “Samo mi se spava”. Shkrimi mbyllet me listën e dhjetë finalistëve, ku edhe në renditje e para listohet Serbia.

Finalistet janë: Serbia, Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Republika Çeke, Izraeli, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia. Ndër finalistët janë vendet që u kualifikuan drejtpërdrejt në finale, përkatësisht Spanja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe fituesja e vitit të kaluar, Ukraina.

eurovision 2023

Sondazh

Poll