Art&Argëtim

Imagine Dragons publikon videoklipin e “Crushed”, pamjet e xhiruara nga lufta në Ukrainë

“Crushed” tregon historinë e vërtetë të një djali 14-vjeçar të quajtur Sasha. Forcat ruse pushtuan fshatin e tij për pesë muaj, derisa luftëtarët ukrainas më në fund e çliruan atë

12 Maj 2023, 15:25 Nga m.s
Imagine Dragons publikon videoklipin e “Crushed”, pamjet e
Imagine Dragons

SHBA- Grupi amerikan Imagine Dragons kanë publikuar një videoklip me pamjet e luftës në Ukrainë. Imagine Dragons kanë publikuar një video për këngën e tyre “Crushed”, e cila përmban imazhe nga lufta. Grupi amerikan ka njoftuar publikimin e videos, me një postim në Twitter, ku thuhet:

“Klipi ynë për “Crushed”, i xhiruar në vijën e parë të luftës në Ukrainë, është publikuar tani. Sasha, një djalë i ri që duroi muaj të tërë bombardimi në qytetin e tij. Historia e Sashës është zemërthyese dhe ka mijëra të tjerë si ai që kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmë. Familja e tij edhe sot është pa energji elektrike dhe pa shërbime të tjera elementare”, raporton "CNN".

“Crushed” tregon historinë e vërtetë të një djali 14-vjeçar të quajtur Sasha. Forcat ruse pushtuan fshatin e tij për pesë muaj, derisa luftëtarët ukrainas më në fund e çliruan atë”, shtoi regjisori Ty Arnold.

“Shkolla dhe lagjja e tij u bënë gërmadha. Ai i mbijetoi bombardimeve duke hyrë në një strehë nëntokësore. Videoja tregon historinë e tij të pabesueshme të këmbënguljes, ndërsa ai ecën nëpër rrënojat”, vuri në dukje ai.

Sasha dhe familja e tij shpresojnë të rindërtojnë atë që u shkatërrua, dhe janë ende atje. /Dosja.al

imagine dragons crushed

Sondazh

Poll