Art&Argëtim

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish në tension? Ekspertja e leximit të buzëve tregon se çfarë i thonin njëri-tjetrit (VIDEO)

Të dy kanë pozuar për fotografët dhe kanë shkëmbyer puthje, por në një moment ka pasur “tension”. 

12 Maj 2023, 11:06 Nga m.s
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish në tension? Ekspertja e
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërhoqën vemendjen e mediave, pasi dukeshin të tensionuar në premierën e filmit “The Mother”. Të dy kanë pozuar për fotografët dhe kanë shkëmbyer puthje, por në një moment ka pasur “tension”. 

Përgjigjja e ekspertes

(ekspertja që di të lexojë buzët) ka dhënë përgjigjen për atë që ka ndodhur mes çiftit të famshëm. Sipas një raporti të Dailymail, Lopez dhe Affleck po kërkonin pozat perfekte për të pozuar për fotografët, në tapetin e kuq të premierës.

Ekspertja tha se Lopez u shfaq duke pyetur burrin e saj për paraqitjen, për të cilën ai u përgjigj se ishte mirë.

Pasi gjeti pozën perfekte, Affleck mund të shihet duke i thënë gruas së tij që t'i afrohet më shumë, ndërsa ai përkulet dhe i thotë: " Mos u shqetëso vogëlushe". Lopez u përgjigj: "Ejani tek unë".

Pas fotove, aktori iu drejtua bashkëshortes dhe i tha: “Mbaruam”. Më pas ai e pyeti nëse ishte mirë dhe e puthi, raporton "Protothema".

Lopez më pas informoi Affleck se ata duhet të "shkonin diku tjetër".

Nuk janë të pakta rastet që çifti i ka vënë "flakën" rrjeteve sociale me shakatë e tyre. Nga njëra anë puthjet e nxehta publike dhe nga ana tjetër tensionet e tyre. Një video që po bën xhiron e internetit tregon çiftin, në Santa Monica, Kaliforni, duke ecur drejt makinës së tyre, ku të dy nuk duken mirë.

Aktori shihet duke i përplasur derën "në fytyrë" këngëtares, ku duket qartë i irrituar. /Dosja.al

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll