Bota

Abdixhiku takim me Drejtoreshën për Evropën Juglindore, shpreh shqetësimin e për Marrëveshjes së Ohrit: Nuk përfshihet njohja nga Serbia

Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij është një marrëveshje e paplotë pasi nuk përfshihet njohja nga Serbia. 

12 Maj 2023, 20:47 Nga a.l

 

Abdixhiku takim me Drejtoreshën për Evropën Juglindore, shpreh
Lumir Abdixhiku

 

KOSOVË-  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane, Susanne Schütz dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde. Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij është një marrëveshje e paplotë pasi nuk përfshihet njohja nga Serbia. 

Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia. Për më shumë, kryetari Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën. Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuesit konkret dhe gardianit  të interest të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës. Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë. Kryetari Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik”, thuhet në fund. 

Në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll