12 Maj 2023, 20:09
Nga F.M
Vangjel Dule
HIMARË- Fredi Beleri, kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, ndodhet pas hekurave, por kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar një miting përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vetë Dule ishte i pranishëm dhe në fjalën që mbajti e konsideroi Belerin kryebashkiakun e Himarës. Ai paralajmëroi dhe tha se kushdo që do të vjedhë votat ditën e dielë, do t'i mbeten duart brenda kutive të votimit.
Pjesë nga fjala e Dules:
E akuzonin Fredin se po trafikonte vota,kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij. Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit. Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua dhe akuzohet për shit-blerje votash. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votes. Opozita dhe Greqia kërkon lirimin e tij.
vangjel dule fredi beleri fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
12 Maj 2023, 20:06
F.M
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit. Në...
Politike
12 Maj 2023, 20:05
k.m.
Fredi Beleri, Arjan Çani dhe Edi Rama
TIRANË- Edi Rama pritej të jepte porositë e fundit përpara nisjes zyrtare të heshtjes...
Politike
12 Maj 2023, 19:24
F.M
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se ka pasur debate të forta brenda Partisë Socialiste për vendin se ku do të...
Politike
12 Maj 2023, 19:18
k.m.
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj përcolli mesazhin e tij dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke bërë thirrje p&...
Politike
12 Maj 2023, 19:07
F.M
Sali Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin e fundit në qytetin e Elbasanit, në ditën e fundit të fushatë...
Politike
12 Maj 2023, 18:55
k.m.
Kyriakos Velopoulos
GREQI- Arrestimi i kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri ka sjellë edhe reagimin e Kyriakos Velo...
Politike
12 Maj 2023, 18:52
k.m.
Adonis Georgiadis
GREQI- Andonis Georgiadi në një intervistë që ka dhënë për televizionin "Alpha" ka bërë nj&e...
Politike
12 Maj 2023, 18:45
Zgjedhjet
TIRANË- Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat zgjedhore ka ardhur duke rënë në tre z...
Politike
12 Maj 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetar&e...
Politike
12 Maj 2023, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
Të dielën më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zg...