Politike

Numri 2 i qeverisë Mitsotakis THIRRJE për Ramën: Liro Fredi Belerin sa nuk është vonë. Si të sillet do i sillemi!

Numri 2 i qeverisë, zv.kryeministër dhe ministër i Zhvillimit, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lirojë sa më shpejt, para se të jetë vonë. 

12 Maj 2023, 18:52 Nga k.m.
Numri 2 i qeverisë Mitsotakis THIRRJE për Ramën: Liro Fredi
Adonis Georgiadis

GREQI- Andonis Georgiadi në një intervistë që ka dhënë për televizionin "Alpha" ka bërë një deklaratë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri. Numri 2 i qeverisë, zv.kryeministër dhe ministër i Zhvillimit, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lirojë sa më shpejt, para se të jetë vonë. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Andonis Georgiadi për Alpha: Shqipëria edhe Rama po japin provim akoma. Mos të kujtojnë se jemi në fushatë zgjedhore edhe s'kemi forcë. Rama bëri faull të madh që arrestoi Bejlerin. I bëjmë thirrje që ta lirojë sa nuk është vonë.

Edi Ramën e keni mik?

Andonis Georgiadi: Jo! As mik, as armik. Si sillet, do i sillemi. Shqipëria dhe Rama kërkon ndihmën tonë që t'i fusim në BE. Edhe nga ana tjetër burgosin një njeri të pafajshëm vetëm e vetëm sepse kuptuan se ishte fitues.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

andonis georgiadi arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll