Politike

Rama mbyll fushatën e 14 majit në Durrës, tregon ‘sherret’: Patëm debate me grupin e PS

Kjo sipas Ramës, ka sjellë debat. 

12 Maj 2023, 19:24 Nga F.M
Rama mbyll fushatën e 14 majit në Durrës, tregon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se ka pasur debate të forta brenda Partisë Socialiste për vendin se ku do të mbyllej fushata e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në fjalën që mbajti në Durrës, Rama tha se ai kishte zgjedhur qytetatin bregdetar, por shumë të tjerë kishin pasur mendime ndryshe. Kjo sipas Ramës, ka sjellë debat. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Patëm disa debate me grupin e PS-së kur u thashë që kjo maratonë do ta ketë stacionin e fundit në qendrën e Durrësit. E merrni me mend se çfarë kanë thënë ata që donin të bëhej në Tiranë, Vlorë e Fier. Duke qenë se s’do bëhej në Tiranë, ata mendonin se duke u bërë atje, do kishte më shumë njerëz se në Durrës. Të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë dhe aq të takimeve përmbyllës, kur në fakt i vihet qershia mbi tortë.

edi rama fushata 2023

Sondazh

Poll