Politike

Rama anulon daljen sonte në "Zonë e Lirë"? Arjan Çani për Dosja.al: S'është e vërtetë! S'e kisha të ftuar kryeministrin

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shkak për anulimin është bërë prangosja e kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit.

12 Maj 2023, 20:05 Nga k.m.
Rama anulon daljen sonte në "Zonë e Lirë"? Arjan
Fredi Beleri, Arjan Çani dhe Edi Rama

TIRANË- Edi Rama pritej të jepte porositë e fundit përpara nisjes zyrtare të heshtjes zgjedhore për lokalet e 14 majit, në një dalje te emisioni "Zonë e Lirë". Por diçka ka ndodhur. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se shkak për anulimin është bërë prangosja e kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit.

Rama anulon daljen sonte në "Zonë e Lirë"? Arjan

Redaksia e Dosja.al ka kontaktuar edhe moderatorin Arjan Çani për një koment lidhur me informacionin për intervistën e Ramës dhe ka marrë një përgjigje.

"Nuk ka pasur emision me Ramën. Pra s'ka si të jetë anuluar përderisa nuk ka pasur. Ndoshta ka qenë gabim teknik. Emisioni do bëhet normalisht si çdo të premte. S'ishte llogaritur as nga unë, as nga Rama të ishte sonte në emision. Kjo është e vërteta,"-bëri me dije ai për Dosja.al

arjan cani edi rama

Sondazh

Poll