Politike

Arrestimi i Fredi Belerit "tund" Greqinë, Velopoulos kërcënon: Përgigjemi edhe ushtarakisht po qe nevoja...

Sipas tij, arrestimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën një fyerje të ligjit ndërkombëtar dhe kritikon qeverinë për trajtimin e saj. 

12 Maj 2023, 18:55 Nga k.m.
Arrestimi i Fredi Belerit "tund" Greqinë, Velopoulos
Kyriakos Velopoulos

GREQI- Arrestimi i kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri ka sjellë edhe reagimin e Kyriakos Velopoulos. Në një intervistë për "Alpha Tv", kreu i partisë me 15 deputetë në Kuvendin e Greqisë, "Ελληνική Λύση", tha se: S'kemi gjë me Shqipërinë por me Ramën. Ka vjedhur pronat e himariotëve. Ka vrarë 2 qytetarë grekë, Gumën dhe Kaçifasin. Tani po burgos kandidatin për Bashkinë e Himarës. Duhet t'u vendosim veto kudo, as 1 euro për kryeministrin Edi Rama. Po vazhdoi kështu, do i përgjigjemi dhe ushtarakisht.

Sipas tij, arrestimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën një fyerje të ligjit ndërkombëtar dhe kritikon qeverinë për trajtimin e saj. 

“Dy ditë para zgjedhjeve, në Himarë, shteti i drogës arreston Ramën, kandidatin për kryetar bashkie të minoritetit grek. Po fyen minoritetin grek, të drejtën ndërkombëtare, por edhe çdo koncept të të drejtave të njeriut. Ka vetëm një zgjidhje: t'i presim çdo shpresë Shqipërisë për t'u lidhur me Bashkimin Evropian dhe të vendosim veton ndaj NATO-s. Dhe nëse është e nevojshme ka mënyra të tjera që shtetet serioze të zbatojnë ligjin ndërkombëtar,”-shtoi ai.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

kyriakos velopoulos arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll