Art&Argëtim

Albina dhe familja Kelmendi kualifikohen në finalen e Eurovision

Përfaqësuesit e Shqipërisë u ngjitën në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2023, me “Duje”, kënga përfaqësuese e këtij viti, duke zjedhur që të këndojnë shqip.

11 Maj 2023, 23:06 Nga k.m.
Albina dhe familja Kelmendi kualifikohen në finalen e Eurovision
Albina dhe Familja Kelmendi

LONDËR- Albina dhe Familja Kelmendi kalojnë në finalen e Eurovision 2023. Kënga “Duje” ishte e para që u kualifikua, edhe pse pa një rend të caktuar në bazë të votave, duke sjellë lumturi në kampin ku ishin pozicionuar këngëtarët shqiptarë.

Përfaqësuesit e Shqipërisë u ngjitën në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2023, me “Duje”, kënga përfaqësuese e këtij viti, duke zjedhur që të këndojnë shqip.

Pas 16 këngëve nga gjysmëfinalja e dytë u hap votimi që e çoi Shqipërinë në finale. Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, ku edhe do të vendoset fituesi, e po ashtu edhe vendi ku do të mbahet festivali vitin që vjen. 

eurovision 2023

Sondazh

Poll