Bota

Zjarr i madh në Shkup, digjet ura e hekurudhës, mbyllet për arsye sigurie

Nga zjarri është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes

12 Maj 2023, 09:03 Nga m.s
Zjarr i madh në Shkup, digjet ura e hekurudhës, mbyllet për arsye
foto nga vendngjarja

MAQEDONI- Mbrëmjen e djeshme, flakët e zjarrit kanë përfshirë urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se nga zjarri është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Ekipet e zjarrfikësve kanë shuar flakët, ndërsa ura aktualisht është e mbyllur për qarkullim, derisa të garantohet siguria.

Pritet që policia të japë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje. /Dosja.al

shkup zjarr ure

Sondazh

Poll