Bota

Zelenskyy-t i ndalohet të japë mesazhin e tij nga Eurovisioni, organizatorët: Deklaratat politike, në kundështim me rregullat e festivalit

“The Times” raporton se Zelenskyy pritej të bënte presion për mbështetje ndërkombëtare për vendin e tij, përballë pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë

12 Maj 2023, 08:22 Nga m.s
Zelenskyy-t i ndalohet të japë mesazhin e tij nga Eurovisioni,
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Ukraina nuk mundi të mikëpriste konkursin e 67-të të këngës së Eurovision për shkak të luftës që po zhvillohet brenda vendit. Por tashmë presidenti Zelenskyy është ndaluar nga organizatorët që t'i drejtohet audiencës së madhe në këtë festival. "The Times" raporton se presidenti ukrainas kishte kërkuar të bënte një paraqitje gjatë finales së madhe të shtunën më 13 maj, por kërkesa e tij është refuzuar. 

“The Times” raporton se Zelenskyy pritej të bënte presion për mbështetje ndërkombëtare për vendin e tij, përballë pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë, por Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka insistuar gjithmonë që të mos bëhen deklarata politike gjatë shfaqjeve – diçka e zbatuar nga 'Grupi i referencës' i EBU - dhe kjo shtrihet në fjalime përtej muzikës. 

Një zëdhënës i EBU tha: 

“Eurovision Song Contest është një shfaqje ndërkombëtare argëtuese dhe e udhëhequr nga rregulla dhe parime strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij. Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes", raporton "Deadline".

“Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike apo të ngjashme si pjesë e konkursit. Kërkesa e Zelenskyy për t'iu drejtuar audiencës në Festivalin e Këngës në Eurovizion, ndonëse e bërë me qëllime të lavdërueshme, për fat të keq nuk mund të plotësohet pasi do të ishte në kundërshtim me rregullat e ngjarjes".

Ky vendim erdhi gjatë gjysmëfinales së dytë, ku 10 vendet finale kaluan në finalen e madhe të shtunën, ku 26 vende do të garojnë për çmimin. Si fitues i vitit të kaluar, Ukraina ka kaluar automatikisht, së bashku me mikpritësin Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën. Suedia është aktualisht favorit për të fituar. /Dosja.al 

zelensky eurovision

Sondazh

Poll