Art&Argëtim

Kriza në çift/ Mamaja e Cristiano Ronaldos flet për marrëdhënien e djalit të saj me Georginën: Është e gjitha gënjeshtër

Nëna e futbollistit ka treguar se ka vizituar tashmë djalin e saj dhe familjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku ata janë tani.

11 Maj 2023, 14:46 Nga f.i
Kriza në çift/ Mamaja e Cristiano Ronaldos flet për
Dolores Aveiro dhe Cristiano Ronaldo

SPANJË- Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, hodhi poshtë çdo aludim se marrëdhënia e futbollistit me Georginën ishte në krizë duke i quajtur pretendimet 'gënjeshtra'. Gjatë një interviste në kryeqytetin e ishullit Funchal, nëna e futbollistit ka treguar se ka vizituar tashmë djalin e saj dhe familjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku ata janë tani, shkruan Dailymail.

“Është e gjitha gënjeshtër. Çdo çift debaton, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër,"-tha Aveiro.

Ndër pretendimet e transmetuara në mediat spanjolle ishte se Cristiano ishte 'i lodhur' me Georgina për shkak të kohës që ajo i kushtoi shpenzimit të parave në një qendër tregtare në Riad.

Kujtojmë se edhe Georgina mee anë të një postimi në rrjete sociale u përgjigj duke mohuar një përçarje me partnerin e saj, duke shkruar: 'Xhelozi shpik një thashethem, ai thashethemet e përhap dhe idioti e beson.'

cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2023, 09:55 A.B

Shenjat që nuk kënaqen kurrë me asgjë

Foto ilustruese SHBA- E keni vene re qe disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se çfare fitojne, nuk nd...