Art&Argëtim

Aktorja prej 45-vitesh e "General Hospital", vdes në moshën 70-vjeçare

Aktorja Jacklyn Zeman vdiq në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin. 

11 Maj 2023, 15:46 Nga f.i
Aktorja prej 45-vitesh e "General Hospital", vdes në moshën
Jacklyn Zeman

SHBA- Aktorja e "General Hospital", e njohur për rolin e saj Bobbie Spencer prej 45-vitesh ka humbur jetën. Mediat e huaja raportojnë se Jacklyn Zeman vdiq në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur fillimisht nga producenti ekzekutiv i serialit, Frank Valentini.

“Jam zemërthyer të njoftoj vdekjen e të dashurit tonë Jackie Zeman. Ashtu si personazhi i saj, legjendarja Bobbie Spencer, ajo ishte një dritë e ndritshme dhe një profesioniste e vërtetë që solli kaq shumë energji pozitive me punën e saj."-shkruan ai në Twitter.

Zeman kishte disa role të vogla përpara se të merrte një rol të rregullt në telenovelën ABC "One Life to Live" në të cilën ajo luajti rolin e Lana McClain deri në vitin 1977. Më pas vite më vonë ajo morri rolin e Bobbie Spencer në "General Hospital" dhe vazhdoi të shfaqej në më shumë se 800 episode përgjatë 40 viteve.

 jacklyn zeman vdes  jacklyn zeman

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2023, 09:55 A.B

Shenjat që nuk kënaqen kurrë me asgjë

Foto ilustruese SHBA- E keni vene re qe disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se çfare fitojne, nuk nd...