Art&Argëtim

Lionel Richie ka kryer operacione plastike? Këngëtari zbulon sekretin e ‘rinisë së përjetshme’

Ai u komentua për pamjen e tij fundjavën e kaluar, pasi performoi së bashku me Katy Perry dhe grupin britanik Take That në një koncert, për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles

11 Maj 2023, 14:39 Nga m.s
Lionel Richie ka kryer operacione plastike? Këngëtari zbulon sekretin
Lionel Richie

BRITANI- Këngëtari Lionel Richie, 73-vjeç, këmbëngul se nuk do të bëjë kurrë operacion plastik. Një debat është hapur në lidhje me pamjen e tij të jashtme, ku duket se vitet nuk kanë ndikuar aspak tek ai.

Këngëtari 73-vjeçar ka arritur të ruajë të njëjtën pamje rinore për shumë vite. Pavarësisht presionit që yjet përballen për të qëndruar të rinj, Lionel këmbëngul se nuk do të kryejë ndërhyrje. Duke folur për "DailyMail", babai i tre fëmijëve zbuloi pse ai nuk do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.

Ka një arsye pse këngëtari dëshiron të shmangë kryerjen e një procedure estetike: "Zoti mund të mos më njohë, ndaj dua të sigurohem që ai të më njohë". 

Lionel Richie ka kryer operacione plastike? Këngëtari zbulon sekretin

Në vend të operacionit, Lionel i cili ka qenë në një lidhje me modelen zvicerane Lisa Parigi për më shumë se një dekadë - tha se preferon të fokusohet në një qasje shumë më natyrale ndaj anti-plakjes, duke kombinuar metodat tradicionale si gjumi i bollshëm dhe shumë ujë, kombinuar me një aktivitet tjetër: seksin. 

“Ujë, gjumë dhe djersë, jo shumë mish të kuq”, tha ai kur u pyet se si kujdeset për veten. "E di që është vërtet e mërzitshme. Seksi do të funksionojë gjithashtu dhe është mirë për zemrën tuaj".  

Ai u komentua për pamjen e tij fundjavën e kaluar, pasi performoi së bashku me Katy Perry dhe grupin britanik Take That në një koncert, për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles. Përdoruesit e mediave sociale komentuan për pamjen e tij të jashtme, ndërsa duket shumë i ri.  "Sa është Lionel, 73? Ai duket kaq i ri?".  Një tjetër ka shkruar: "Shumë operacione". /Dosja.al 

lionel richie nderhyrje estetike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2023, 09:55 A.B

Shenjat që nuk kënaqen kurrë me asgjë

Foto ilustruese SHBA- E keni vene re qe disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se çfare fitojne, nuk nd...