Aktualitet

LËVIZJET pas arrestimi i Fredi Belerit! Ambasadorja greke në Ministrinë e Jashtme, donte të takonte Xhaçkën, pritet nga zyrtarët e tjerë

12 Maj 2023, 10:36 Nga A.B
LËVIZJET pas arrestimi i Fredi Belerit! Ambasadorja greke në
Ministria e Jashtme

TIRANË- Ambasadroja greke Kamitsi ka shkuar në ministrinë e Jashtme shqiptare, pas arrestimit të kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Diplomatja Kamitsi kishte kërkuar takim me ministren Olta Xhaçka, por është pritur nga një prej drejtorëve në këtë institucion.

Ajo ka qëndruar për disa minuta në ministri dhe ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por kjo nuk është në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën fjalë për lirimin e tij. Ministria e Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

arrestohet fredi beleri olta xhacka

Sondazh

Poll