Aktualitet

Arrestimi i Fredi Belerit, banorët e Himarës: E kanë bërë për të na futur frikën, të lirohet sa më shpejtë

Qytetarë të shumtë kanë deklaruar se arrestimi i Belerit është për shkak të përplasjeve të fundit që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama. 

12 Maj 2023, 09:32 Nga I.A
Arrestimi i Fredi Belerit, banorët e Himarës: E kanë
Fredi Beleri

HIMARË- Arrestimi i Fredi Belerit nga policia mesnatën e kaluar ka sjellë reagime të shumta te banorët e Himarës. Qytetarë të shumtë kanë deklaruar se arrestimi i Belerit është për shkak të përplasjeve të fundit që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama. 

Banorët për mediat lokale janë shprehur se kjo bëhet për t’i futur frikën kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' por edhe votuesve. Ata kanë kërkuar lirimin sa më të shpejtë të kandidatit Beleri.

"Kandidati djalë i Himarës është, sulmi është për Himarën. S’është për Fredin. Lirimin e tij sa më shpejt, të dali”,, thanë banorët.

“Himara është e lirë. Çdonjeri ka të drejtë të votojë lirshëm. Nuk bëhen presione dot, ja ku është fusha, ja ku janë kutitë, të votojë çdonjeri i lirë dhe kush ka popullaritet, kush ka simpati le ta fitojë, por jo me presione të tilla,” u shprehën disa banorë të tjerë.

edi rama arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll