Aktualitet

Shkrumbohet taksia tek “Sheshi Shqiponja”, tymi i zi përfshin zonën, nuk dihet nëse ka të lënduar (VIDEO)

Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar

12 Maj 2023, 09:23 Nga m.s
Shkrumbohet taksia tek “Sheshi Shqiponja”, tymi i zi përfshin
taksia e djegur

TIRANË- Një taksi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Pamjet që janë shpërndarë nga "JOQ" në Instagram, tregon një mjet taksi që po shkrumbohet në "Sheshin Shqiponja" në kryeqytet.

Sikundër duket nga pamjet, flakët kanë përpirë “Taxi Lux”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar, dhe nëse gjatë lëvizjes ka patur pasagjerë.  

Nga ana e policisë nuk ka një reagim zyrtar, e po kështu edhe nga ana e kompanisë së taksisë. Sikundër duket nga pamjet, tymi i zi ka përfshirë vendin, por nuk duken forcat zjarrfikëse ose dikush për të ndihmuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pamjet janë xhiruar nga një makinë në lëvizje, e ndërsa kalimtarët e rastit shikojnë se çfarë po ndodh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

taxi lux tirane zjarr

Sondazh

Poll