Aktualitet

DETAJE/ Aksidenti i makinës së ambasadës ruse, mjeti ishte problematik, i kapur disa herë me shpejtësi të lartë

Aksidenti ka ndodhur në Mjull Bathore, ku makina humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën.

12 Maj 2023, 10:14 Nga I.A
DETAJE/ Aksidenti i makinës së ambasadës ruse, mjeti ishte
Makina e aksidentuar

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i mbrëmshëm ku humbi jetën shoqëruesi i ambasadorit rus, Sergei Mironov dhe është plagosur drejtuesi i makinës. Aksidenti ka ndodhur në Mjull Bathore, ku makina humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën.

Shkaku i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara. Kjo nuk është hera e parë që kjo makinë ka lëvizur me shpejtësi të lartë. Me 31 mars makina me targa CD2139A është konstatuar me 171 km/h në orën 00:18. Ndërsa me 5 prill të po këtij viti është konstatuar me 137 km/h në orën 22:02. Policia rrugore në një rast e ka ndjekur mjetin deri tek selia e ambasadës por nuk ka mundur ta ndalojë pasi është futur brenda..

sergei mironov aksidentohet makina e ambasades ruse

Sondazh

Poll