Aktualitet

Arrestimi i Fredi Belerit, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike: Lajm i vërtetë

Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme. 

12 Maj 2023, 10:26 Nga A.B
Arrestimi i Fredi Belerit, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe
Rebani Jaupi

TIRANË- Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi u pyet në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme. 

Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al

rebani jaupi arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll