Aktualitet

U shoqërua në komisariat bashkë me Fredi Beleri! NDIHET KEQ- Anëtari i shtabit elektoral dërgohet në spital me ambulancë

Njëri prej të arrestuarve është ndier keq pasi kishte probleme me zemrën dhe ka ardhur ambulanca, e cila e ka marrë nga komisariati për ta çuar në drejtim të spitalit.

12 Maj 2023, 08:13 Nga A.B

U shoqërua në komisariat bashkë me Fredi Beleri! NDIHET KEQ-

TIRANË- Detaje nga arrestimi i kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin. Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.

Njëri prej të arrestuarve është ndier keq pasi kishte probleme me zemrën dhe ka ardhur ambulanca, e cila e ka marrë nga komisariati për ta çuar në drejtim të spitalit.

Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij. Beleri dhe 3 të tjerët është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll