Aktualitet

Aksidentohet makina e trupës diplomatike në Tiranë, vdes shoqëruesi i ambasadorit rus. Një i plagosur, Policia ende asnjë njoftim

Makina e përfshirë në aksident, model “Hyundai Tucson” me targa “CD” (trup diplomatik)është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus si dhe është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.

12 Maj 2023, 02:04 Nga k.m.

Aksidentohet makina e trupës diplomatike në Tiranë, vdes

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Sauk-Elbasan.

Makina e përfshirë në aksident, model “Hyundai Tucson” me targa “CD” (trup diplomatik)është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus si dhe është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Po ashtu, ende nuk dihen as identitet e tyre dhe nëse në mjet bashkë me ta ka qenë apo jo ambasadori rus.

Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen as shkaqet e aksidentit që i mori jetën një personi.

aksidentohet makina e ambasades ruse

Sondazh

Poll