Art&Argëtim

(VIDEO) Beyonce mahnit fansat në koncertin e hapjes së turneut botëror

Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte befasues. Këngëtarja luajti në ndërveprime mes një bote dixhitale dhe fizike, ku pajisjet robotike krijojnin çuditshëm figura në qiell. 

11 Maj 2023, 12:34 Nga f.i
(VIDEO) Beyonce mahnit fansat në koncertin e hapjes së turneut
Beyonce

SUEDI- Mijëra fansa u mblodhën në Stokholm për të festuar në shfaqjen hapëse të turneut të ri botëror të Beyonce. Mediat e huaja shkruajnë se "Renaissance" është turneu i parë solo i Beyonce që nga viti 2016. Në koncertin e hapjes këngëtarja ndau hite nga albumi i saj i vitit 2022, suksesi i të cilit e vendosi Beyoncen në krye të fronit të Grammy si artistja më e dekoruar e ceremonisë në histori.

Fansat e saj të cilët ishin ankuar muajt e fundit për mungesën e videoklipeve për këngët e albumit patën rastin të shijojnë një natë unike në premierë.  Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte befasues. Këngëtarja luajti në ndërveprime mes një bote dixhitale dhe fizike, ku pajisjet robotike krijojnin çuditshëm figura në qiell. 

beyonce

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2023, 09:55 A.B

Shenjat që nuk kënaqen kurrë me asgjë

Foto ilustruese SHBA- E keni vene re qe disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se çfare fitojne, nuk nd...